Vitia priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit

18:41 | 31 Janar 2023
E.H

Sot Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha – Bunjaku, pritën në takim Ambasadoren e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.

Përmes një komunikate për media nga MSh, bëhet e ditur se në takim me Ambasadoren Ziv, Vitia u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Izraelit në fushën e shëndetësisë.

“Përvoja e shtetit të Izraelit do të jetë një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike, veçanërisht në sektorin e shërbimeve emergjente”, deklaroi Vitia.

Në takim u diskutua raporti me të gjetura dhe rekomandime lidhur me ofrimin e shërbimeve emergjente, me ç’rast shteti i Izraelit ka shprehur gatishmërinë për përkrahje në fushën e trajnimit dhe avancimit të stafit shëndetësor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme