Google ADS

Fjalët e para të Cancelos si lojtar i Bayernit

14:33 | 31 Janar 2023
K.B

Joao Cancelo e ka kompletuar kalimin te Bayern Munichu nga Manchester City.

Mbrojtësi portugez i është bashkuar klubit gjerman në formë huazimi, por raportohet se këta të fundit kanë edhe opsionin për ta blerë në verë.

Pas kompletimit të transferimit, Cancelo është shprehur tejet i lumtur që i është bashkuar kampionit të Bundelsigës.

“Bayern është një klub i madh, një nga më të mirët në botë, dhe është një motiv i jashtëzakonshëm për mua që tani të luaj përkrah këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm në një ekip”, ka thënë fillimisht portugezi. E di që ky klub, ky ekip jeton për tituj dhe fiton tituj çdo vit. Unë jam gjithashtu i shtyrë nga uria për sukses. Unë do të jap më të mirën time për Bayerin”, shtoi më tej Cancelo.

lexo edhe:

Joao Cancelo prezantohet te Bayerni

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme