Zyrtarë të lartë të AAK-së kanë bërë sot homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në kujtim dhe nderim të 26-vjetorit të rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj pas homazheve ka rrëfyer ngjarje të rëndësishme nga lufta duke e cilësuar Zahirin si njeri i veprimit dhe aksionit.
Postimi i plotë i Brahimajt:
26 vjet më parë u përjetësuan Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Me Zahirin kishim takime të rregullta, si dy anëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Herën e fundit e takova një javë para rënies. Ai ishte me Nait Hasanin, e unë me bashkëluftëtarët Myrtë Zeneli, Naser Brahimaj, Hajdar Ahmeti dhe Hysen Brahimaj. U takuam te Kodra e Becit, e më pas vazhdova me Zahirin e Naitin për në Ponoshec, për tu kthyer më pas në Jabllanicë.
Aty na priti Nëna Azë me bukë e çaj. Ishte ky takimi i fundit me heroin, të cilit në periudha të tjera të luftës për liri, iu bashkuan edhe heronjtë Myrtë Zeneli dhe Naser Brahimaj.
Zahiri ishte njeri i veprimit dhe aksionit. Ashtu i edukonte edhe bashkëluftëtarët e tij, për më pak fjalë e më shumë veprime në favor të arritjes së lirisë.
Ashtu edhe ra. Heroikisht në luftë me armikun deri në plumbin dhe frymën e fundit./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?