Ambasadori amerikan deklarohet pas takimit për Asociacionin: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut

13:00 | 31 Janar 2023
A. B.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier është deklaruar pas përfundimit të takimit të sotëm lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Hovenier në një postimi në “Twitter”, ka shkruar se vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut, shkruan arbresh.info

“Sot mbajtem një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

Në takimin e sotëm që u mbajt në Ambasadën amerikane, morën pjesë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme