Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka nisur një aksion për heqjen e kamerave të paligjshme në rrugët e qyteteve. Qindra kamera janë çmontuar deri tani në Shkodër, Durrës, Pogradec, Lushnjë, Shijak, Krujë, por edhe në Tiranë.
Për ekspertin e sigurisë, Lavdrim Lita, operacioni ka nisur nga Shkodra, qytet që sipas tij i nënshtrohet procesit mafioz të kontrollit të territorit.
“Operacioni ka nisur nga Shkodra për shkak të një atentati që iu bë shefit të krimeve dhe pas informacioneve që banda rivale monitoronin njëri-tjetrin, por edhe bizneset që ishin në Shkodër, pasi në Shkodër kemi proces mafioz të kontrollimit të territorit dhe bizneset japin gjoba për shkak se bandat furnizojnë me “security”. Nëse një biznes nuk jep para, aty mund të ketë djegie, atentate”, tha Lita për A2 CNN.
“Proceset mafioze dhe problematikës së kamerave janë në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan. Pjesa tjetër ka të bëjë me gjëra të tjera. Nuk ka vetëm kamera të bandave, por edhe të vëna para shumë vitesh që nuk janë më në funksion apo kamera biznesesh që nuk kanë marrë autorizim. Kemi futur të njomin me të thatin për të krijuar tym”.
Sipas tij, serverat e këtyre kamerave janë jashtë Shqipërisë dhe kontrollohen nga Mali i Zi, Dubai, etj.
“Kurse në qytete të tjera kemi të bëjmë me kamera që kanë dalë nga funksioni prej vitesh. Këtë punë mund ta bënte policia bashkiake, ose institucione të tjera. Në disa qytete ka pasur shtet paralel, banda që kontrollojnë sigurinë e qytetare”, tha ai.
Lita thotë se një mënyrë për të zbuluar kush i ka vendosur këto kamera, është duke parë kush paguan energjinë elektrike për t’i mbajtur ndezur 24 orë në ditë, për 365 ditë.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...