Google ADS

Paralajmërohen sulme të mundshme terroriste në Turqi

08:56 | 31 Janar 2023
A. B.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi paralajmëroi amerikanët të hënën për sulme të mundshme kundër kishave, sinagogave dhe misioneve diplomatike në Stamboll, në njoftimin e saj të dytë të këtij lloji në katër ditë, pas incidenteve të djegies së kuranit në Evropë.

Në një paralajmërim të përditësuar të sigurisë, Ambasada amerikane tha se “sulme të mundshme hakmarrëse nga terroristët” mund të ndodhin në zonat e frekuentuara nga perëndimorët, veçanërisht në lagjet Beyoglu, Galata, Taksim dhe Istiklal të qytetit të Ankarasë.

Autoritetet turke po hetojnë çështjen, thuhet më tej në deklaratë. Të premten, disa ambasada në Ankara, duke përfshirë ato të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, lëshuan paralajmërime për sulme të mundshme hakmarrëse kundër objekteve fetare, pas incidenteve të veçanta në të cilat libri i shenjtë mysliman, kurani, u dogj në Suedi, Holandës dhe Danimarkë.

Të shtunën, Turqia paralajmëroi qytetarët e saj kundër “sulmeve të mundshme islamofobike, ksenofobike dhe raciste” në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë./VOA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme