Në Kosovë rreth 90 për qind e nevojave të pacientëve për gjak, në institucionet publike shëndetësore, sigurohen nga dhuruesit vullnetarë të gjakut.
Kështu thotë për “Arbresh.info” drejtoresha e Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Raca.
Ajo thotë se gjatë vitit 2022 vetëm nga dhuruesit vullnetarë, janë siguruar rreth 30 mijë doza gjak.
“Çdo ditë ka ngritje të vetëdijes qytetare për të dhuruar gjak. Qoftë përmes organizimeve të dhurimit të gjakut, qoftë me dhurimet individuale, ka interes. Gjatë vitit të kaluar kemi pas diku rreth 30,000 (tridhjetë mijë) dhurime të gjakut të realizuara në Kosovë”, thotë Raca.
Drejtoresha e Transfuzionit të Gjakut, pohon se edhe këtë vit ka interesim, e sipas saj 79 për qind e atyre që dhurojnë më së shumti gjak i takojnë moshës 26-50 vjeç.
“Rreth 79 për qind e dhurimeve të gjakut ishin nga mosha 26 -50 vjeç në vitin e shkuar. Kërkesat janë të shtuara sipas viteve, por edhe këtë vit po”, shprehet Raca.
A.M (emër i njohur për redaksinë) thotë se është hera e gjashtë që dhuron gjak, ajo thotë se për të është një ndjenë e veçantë që të shpëtojë një jetë.
“Për mua është hera e gjashtë që dhurojë gjak dhe është ndjenjë e papërshkrueshme të dish që gjaku yt do të ndihmojë apo edhe të shpëtojë jetën e njerëzve në nevojë. Thjeshtë ndihem shumë e lumtur që kam mundësi të dhurojë gjak e të shpëtojë jetë”, thotë A.M nga Prishtina.
Kujtojmë se sa herë dhurohet gjak, shpëtohet një jetë. E këtë moto, po duket se po e qojnë përpara gjithnjë e më shumë kosovarët. Rritja e vetëdijes për të dhënë lëngun më të çmuar nga vetja, është kthyer në një rutinë në Qendrën e Transfuzionit të gjakut, ku qytetarë të shumtë shtrihen aty për të kryer këtë akt human./Arbresh.info/Vjollca Gajraku/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...