Ish-anëtari i Listës Serbe, tashmë kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, ka kritikuar dhe ka akuzuar ashpër Listën Serbe për largimin e tyre nga institucionet e Kosovës si dhe për bashkëpunimin dhe dirigjimin që po i bëhet nga Beogradi.
Në një intervistë ekskluzive për “Arbresh.info”, Aleksandar Jabllanoviç, ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e ish-kryeministrit, Isa Mustafa, ka folur për çështjen e dialogut Kosovë-serbi, Asociacionin, largimin e Listës Serbe nga të gjitha institucionet e Kosovës, si dhe çështjen e barrikadave në veri.
Sipas tij, fajtor për vendosjen e barrikadave në veri është Lista Serbe. Sipas Jabllanoviçit, kjo parti është fajtore për gjendjen e rëndë të serbëve në veri.
“Unë personalisht e kamë thënë shumë herë si informacion se më së shumti fajtor për vendosjen e atyre barrikadave e mbajnë përgjegjësinë Lista Serbe dhe funksionarët e tyre, ku me një politikë të keq, e kanë sjellë popullin serb, apo qytetarët në veri të Kosovës, në një situatë të keqe politike, dhe ata kanë dashur që gabimet e tyre që me anë të dokumenteve të fshehura kanë dashur që edhe popullit t’ua sjellin rrugët me çmimin e njëjtë, edhe për Qeverinë në Prishtinë, për vendimet në rrugën politike. Unë mendoj që nuk kanë arritur t’i sjellin gjërat për serbet që i kanë kërkuar”, thotë ai.
Largimin e kësaj partie nga të gjitha institucionet e Kosovës, i pari i Partisë së Serbëve të Kosovës e sheh si dështim dhe mos arritje e asnjë suksesi më këtë punë.
“Lista serbe për mendimin tim që kanë dalë nga Institucionet e Kosovës, në nivelet qendrore dhe ato lokale, kanë bërë një gabim shumë të madh. Ky gabim është shumë i keq për serbët, ata këtë kinse e kanë mbrojtur duke thënë që është lufta për popullin serb dhe interesat e qytetarëve, dhe jo si fëmijët e vogël që kur të zemërohen dalin nga institucionet. Kjo nuk është hera e parë për ta, kjo është e katërta herë apo e pesta që janë duke dalur. Asnjëherë nuk ka ndodhur që kur kanë dalur nga institucionet e kanë arritur ndonjë qëllim të vetëm që e kanë deklaruar si arsye për dalje nga institucionet, dhe mendoj që kjo është një e keqe dhe vendim jo konstruktive, e sidomos për momentin që gjendemi ne serbët dhe shqiptarët që jemi në një gjendje të tensionuar”, shprehet ai.
Jablanoviç: Lista Serbe, parti kriminale që udhëhiqet nga Milan Radoinçiç
Sipas kreut të Partisë Serbe të Kosovës, Lista Serbe është vënë nën dirigjimin që udhëhiqen me një kamxhik prej qeverisë në Beograd.
Ai thotë se kjo parti kontrollohet nga struktura kriminale në veri të Kosovës.
“Nuk e mendoj që janë nën ndikim, ata për mendimin tim janë të vënë nën dirigjimin që udhëhiqen me një kamxhik prej qeverisë në Beograd. Dhe japin një vepër të mirë nën kontrollin e një strukture kriminale në veri të Kosovës, të cilën e udhëheqë kryetari i Listës Serbe, Milan Radoinçiç”, thotë Jablanoviç.
Tutje, ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit, ku ka thënë se kjo është një temë e hapur para 10 vjetësh. Por, për serbët e Kosovës, sipas tij, Asociacioni është vetëm një temë në media, asgjë tjetër.
“Po mendoj që Asociacioni më shumë është, apo ka qenë një temë tash e më shumë se 10 vjet, dhe e cila është shumë e shpenzuar. Mendoj që janë dëgjuar shumë ide rreth atij Asociacioni dhe asnjëherë ajo konkrete. Për Prishtinën është problem Asociacioni, sepse mendohet që do të hapë një hendek që do të ndajë Kosovën, si një grup shoqëror, apo si një sistem. Për Beogradin në anën tjetër është një levë që e luanë, e cila do ta mbaj Serbinë, dhe institucionet serbe. Për serbët në Kosovë, Asociacioni nuk është diçka tjetër vetëm temë në media”, thotë ai.
Sipas tij, serbët e Kosovës nuk kanë fituar asgjë dhe nuk presin asgjë nga asociacioni.
Jablanoviç: Asociacioni është një temë në të cilën kanë hy në atë kohë Hashim Thaçi, Alkesandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç
Tema e Asociacionit, sipas Jablanovic është hapur nga Thaçi, Vuçiç dhe Daçiç.
“Ata deri tash nuk kanë fituar asgjë prej Asociacionit, ata prej Asociacionit nuk presin asgjë. Serbet i mundon më shumë çështja e jetesës e cila është e njëjta për shqiptarët, goranët, boshnjakët. Asociacioni është një temë në të cilën kanë hy në atë kohë Hashim Thaçi, Alekesandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç. E ne asgjë nuk kemi nga kjo temë që të zbërthejmë, çoftë për t’u formuar Asociacioni, apo të themi se nuk është e mundur të formohet, ose të themi se çka është e mundur të formohet një lloj tjetër si kompromis”, shprehet Jablanoviç.
Kjo është një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ku serbët e Kosovës nuk i kanë pyetur, sipas tij, s’i kanë pyetur as shqiptarët, as goranët e as boshnjakët në ato komuna ku është planifikuar të formohet. Nuk jetojnë vetëm serbët, duhet t’u dërgohet fatura edhe bashkësive të cilat jetojnë aty. Kështu që sipas tij, Asociacioni mbetet një histori e madhe, dhe një nga disa arsyet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve si një mençuri politike.
Jablanoviç: Themelimi i Asociacionit mos të shërbej si zhvatje nga Serbia për t’i mbajtur institucionet brenda
Ish-anëtari i Listës Serbe, thotë se Asociacioni nuk duhet të përdoret si një zhvatje qoftë nga ana e Serbisë, apo nga ana e Prishtinës.
“Po, gjithsesi që duhet të formohet si një Asociacion, por Asociacioni të mos përdoret si një zhvatje nga ana e Serbisë, apo nga ana e Prishtinës, nuk mundet të ju sjellë asgjë serbëve diçka të mirë. Asociacioni mund të bëhet e formuar sikur kompromis politik ndërmjet shqiptarëve në Prishtinë, që e kontrollojnë qeverinë, serbëve të cilët e kontrollojnë qeverinë në Beograd, në interes të qytetarëve që jetojnë në komunat ku do të duhej të formohej Asociacioni. Nëse e formojmë Asociacionin që do të ishte një pikë e thatë në një periudhë në të ardhmen ajo është një gabim, ajo duhet të jetë një pikë e re që do të çonte në normalizim të jetesës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, shprehet Jablanoviç për “Arbresh.info”.
Ai ka treguar nëse ka marr ndonjë propozim nga Qeveria Kurti për tu bërë pjesë qoftë e qeverisjes qendrore, qoftë asaj lokale.
“Jo, me Qeverinë e kryeministrit zotëri Albin Kurtit, nuk kemi absolut asnjë komunikim. Në anën tjetër, nuk e di se kush janë ata serbë të cilët kanë komunikim me këtë qeveri. Kam dëgjuar që janë disa organizata jo qeveritare pak a shumë janë të vendosura në letër ndërsa në terren janë të pa dukshëm. Kjo është e vërtetë se këta janë ata serbë të cilët bëjnë ndonjë marrëveshje, e kush i bënë unë këtë seriozisht nuk e di. Por, ne si Parti e Serbëve të Kosovës, me institucionet në Prishtinë, me Qeverinë konkretisht nuk kemi komunikim apo bashkëpunim”, pohon ai.
I pyetur nëse do pranonte ndonjë ofertë nga kryeministri Kurti, Jablanovic, thotë se partia e tij po lufton që të bëhet pjesë e Parlamentit të Kosovës, për të qenë pjesë e qeverisjes së ardhshme.
“Po shiheni, për të hy në qeveri do të ishte një gabim, aty duhet të jenë ata serbë të cilët përfaqësues edhe në parlament. Të cilët kanë edhe shumicën në Kuvend, ose që janë ekspertë të ndonjë teme, atëherë kryeministri mund t’i merr si ekspertë për ndonjë temë që në këtë moment mund ta ndihmojë qeverinë që do të mund ta gjenin ndonjë zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë dhe qytetarët e tjerë që jetojnë. Ne po luftojmë që të hyjmë në parlament si parti parlamentare për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, përderisa janë kushtet e mundshme”, thotë Jablanoviç.
Ai fol edhe për mundësinë e qeverisjes në komuna, ku Lista Serbe ka dhënë dorëheqje.
“Tash është një opsion i dytë në veri të Kosovës, e ajo është se atje nuk funksionon qeverisja në Komuna. Atje kanë mbetur pa qeverisje shkaku që Lista Serbe i ka lënë komplet të pa funksionalizuara institucionet lokale atje, do të thotë që nuk mund të merret asnjë dokument, asnjë letër i cili do t’i duhet e që duhet t’ua japë komuna. Ju si qytetarë keni plotë të drejtë për të kërkuar për cilëndo të drejtë të tuajën që keni nevojë, por kjo është e pamundur të realizohet në ato komuna. Shpresoj se disa veprime të ardhshme mund të shkojnë në këtë drejtim, dhe mund të bisedojmë nëse marrim ndonjë thirrje nga Qeveria e Kosovës për punët e qeverisjes lokale në veri që ne të shkojmë. Ne për ato jemi të gatshëm për bashkëpunim, por për momentin nuk kemi ftesë”, shprehet ai.
Sipas tij me Albin Kurtin kryeministër të Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq president të Serbisë, nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
Ai tregon edhe arsyen se pse nuk do mund të ndodhte një marrëveshje fianle mes Kosovës dhe Serbisë me këtë dy liderë në krye.
“Po mendoj se nëse e kemi parasysh rrugën e zhvillimit politik të Albin Kurtit dhe të Aleksandar Vuçiçit, mendoj që deri sa ata janë pushtet në Beograd dhe Prishtinë, dialogu mundet vetëm ndonjë fuqi ta mbajë atë ose që ta vazhdojë dialogun, por për të gjetur një marrëveshje dhe zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme në këtë situatë, sipas mendimit tim kjo nuk është e mundur. E mbaj ende këtë mendim, sepse serbët e Kosovës, nuk marrin pjesë në këtë dialog, edhe pse ai dialog në radhë të parë bëhet për serbët e Kosovës. Ne nuk ishim pjesëmarrës në dialogun në Bruksel, as si përfaqësues të delegacionin të Prishtinës, dhe as në delegacionin e Beogradit, ndërsa për ne po bisedohet”, pohon Jablanoviç.
Sipas tij, liderët si në Prishtinë, po ashtu në Beograd janë mbyllur në një lloj pozicioni, në një lloj llogore të vetat dhe nuk po munden ta gjejnë ndonjë hapësirë për marrëveshje në këto momente./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...