Google ADS

Kurti përkujton dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish

13:38 | 29 Janar 2023
A Z

Në 24- vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e civilë, të rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër.

Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe kujtoi katër dëshmorët e familjes Lleshi.

Prendi dhe Mema ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në betejën e Godenit, ndërsa Marku dhe Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit.

Kryeministri Kurti kujtoi dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorë​ më 28 janar 1999.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme