Mërgim Berisha shënoi në humbjen e Augsburgut ndaj Freiburgut

18:39 | 28 Janar 2023
E.H

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha ka vazhduar me gola te klubi gjerman, Augsburgu dhe i fundit ishte në ndeshjen ndaj Freiburgut në Bundesliga.

Freiburgu ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Augsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua pikërisht nga sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, shkruan telegrafi.

Berisha ishte i saktë nga penalltia në minutën e 29-të duke barazuar rezultat në 1-1.

Ky ishte goli i pestë për Berishën këtë sezon në Bundesliga, teksa ka edhe katër asistime deri tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme