Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku u takua sot me kryeministrin izraelit, Eli Cohen në Jeruzalem, ku diskutuan për sigurinë kibernetike, Iranin, turizmin dhe çështje të tjera, sipas agjencisë izraelite të lajmeve, Tazpit Press Service.
Izraeli dhe Shqipëria filluan të bashkëpunojnë për sigurinë kibernetike pasi hakerët iranianë dëmtuan infrastrukturën digjitale të Shqipërisë, gjatë një serie sulmesh në tetor.
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ka mbajtur një qëndrim të fortë në diskutimet e Bashkimit Evropian për të përcaktuar Gardën Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste.
Balluku dhe Cohen diskutuan gjithashtu mundësinë e hapjes së fluturimeve direkte mes Tel Avivit dhe Tiranës.
Cohen shprehu gjithashtu interes për të bërë një vizitë në Shqipëri.
Balluku u takua edhe me ministren e Transportit dhe Infrastrukturës Kombëtare Miri Regev.
Dy zyrtaret e larta diskutuan çështje të transportit.
Shumica e popullsisë hebreje të Shqipërisë u shpërngul në Izrael në vitet 1990, ndërsa komunizmi po shembej në Evropën Lindore.
Në vitin 2020, Shqipëria tërhoqi vëmendjen, pasi u bë vendi i parë mysliman që miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit për antisemitizmin.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?