Presidenti amerikan Joe Biden, ai turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ukrainasi Volodymyr Zelensky janë liderët botërorë më të ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa braziliani Inacio Lula da Silva është më aktivi. Në anketim mungon presidenti rus Vladimir Putin, i cili nuk ka llogari personale në asnjë nga tre platformat kryesore të marra në konsideratë; Facebook, Instagram dhe Twitter.
Në sondazhin e kryer nga Observatori Digjital i Fondacionit Italia Digitale, përfshiheshin 24 krerë qeverish të disa prej vendeve më të rëndësishme në botë.
Duke analizuar aktivitetet e marketingut në mediat sociale të drejtuesve, është përpiluar një renditje sipas numrit të ndjekësve, Engagement total dhe Engagement mesatar për postim, në harkun kohor të 3 muajve të fundit.
“Duke marrë parasysh tre rrjetet sociale më të përdorura nga drejtuesit për nga numri i ndjekësve është Biden ai që shquhet me mbi 66 milionë ndjekës, i ndjekur nga Erdogan me më shumë se 40 milionë dhe Zelensky me 27 milionë”, shpjegon shefi i Observatorit Digjital Sandro Giorgetti.
Për presidentin ukrainas ka një audiencë më të madhe ndërkombëtare se dy të tjerët, për shkak të vëmendjes mediatike të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, thotë Giorgetti.
“Audienca e Zelensky-t dhe Erdogan-it është shumë besnike dhe krijon një tifozeri të vërtetë fansash socialë në favor të tyre, sa herë që publikojnë një postim”.
Pas tyre vjen braziliani Inacio Lula da Silva, lideri që publikon më shumë postime me 1362 në 3 muaj.
Ata pasohen nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sisi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe nga kryeministrja Giorgia Meloni”.
Sondazhi tregon gjithashtu se liderët e vendeve të Evropës Veriore kanë performanca më pak të rëndësishme./A2CNN
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...