Xavi i kënaqur me kontratën e re të Alonso me Barcelonën

12:49 | 28 Janar 2023
K.B

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka mirëpritur vendimin e Marcos Alonso për të nënshkruar një kontratë të re.

Mbrojtësi i majtë e ka zgjatur qëndrimin e tij me liderët e La Ligas edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë, pasi paraprakisht kishte arritur në “Camp Nou” si lojtar i lirë nga Chelsea në shtator të vitit të kaluar.

“Jam shumë i lumtur me Marcos. Së pari, si person dhe si profesionist brenda dhomës së zhveshjes, ku ai është përshtatur shumë mirë”, ka thënë Xavi. “Por edhe si lojtar. Ai është solid, i pjekur dhe me përvojë. Ai ka qenë një nënshkrim i nivelit të lartë dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne që të ecim përpara”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme