Pep: Nëse Barcelona më thërret do të shkoj, është klubi im

12:17 | 28 Janar 2023
K.B

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka dhënë një deklaratë të fuqishme.

Guardiola ka qenë një trajner kyç në sukseset e Barcelonës ndër vite.

Për pesë vite sa udhëhoqi ‘Blaugrana’ ai qe shumë i suksesshëm. Epoka e tij në ‘Camp Nou’ gjithnjë do kujtohet si e artë për klubin.

E, kjo ka bërë që ai të ketë një lidhje të veçantë me Barcelonën.

Pep gjithmonë ka shprehur haptas dashurinë për klubin e tij të jetës, kështu ka bërë edhe së fundmi.

Në një intervistë, ai tha që pavarësisht nëse ndodhet në Man City, apo kudo tjetër, nëse Barça e thërret ai do ishte i gatshëm të rikthehej në Kataluni.

“Nëse jam duke stërvitur këtu apo kudo dhe Barcelona më thërret do të shkoj, është klubi im”, ishin fjalët e trajnerit.

Kujtojmë që Pep së fundmi rinovoi kontratën me Man City deri në vitin 2025.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme