Në Korçë dhe Pogradec është finalizuar faza e pestë e një plani operacional mbarëkombëtar.
Policia çmontoi në këto dy qytete 39 kamera të vendosura me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.
Nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë 9 shtetas, nga këta, 7 në Korçë dhe 2 në Pogradec.
Nën hetim janë Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu, Marius Dvorani.
Disa prej tyre kanë dhe precedentë të mëparshëm penal.
Romeo Staravecka për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”
Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan.
Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”
Marius Dvorani, babai i tij me precedent penal të mëparshëm
Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme. /euronews
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...