Trajneri i Barcelonës, Xavi beson se do të jetë një “katastrofë” nëse klubi katalanas nuk e mposht Gironan sot, pasi ata përpiqen të vazhdojnë garën e tyre drejt titullit të La Ligas.
Një seri prej shtatë fitoresh në tetë ndeshje të ligës i ka vendosur futbollistët e Xavit në krye të tabelës, duke mbajtur një epërsi prej tre pikësh ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid që pozicionohet në vendin e dytë.
Xavi shpreson se ekipi i tij mund të marrë tre pikë të tjera mes presionit të një gare për titull, duke u thënë gazetarëve:
“Duhet ta mposhtim Gironan. Kjo është Barça. Ky është ambienti i Barçës, e di shumë mirë”.
“Përpiquni ta fitoni sepse do të jetë një ndeshje e vështirë. Michel [trajneri i Gironas] ka thënë se ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe ne do të dalim me presion sepse duam të fitojmë La Ligan”, tha më tej Xavi.
Barcelona i rikthehet aksionit në La Liga nesër, kur e zhvillon ndeshjen si mysafire kundër skuadrës së Gironas me fillim nga ora 16:15./kk
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...
Theret për vdekje një person në Prishtinë, policia jep detaj...
Fiorentina shënon fitore bindëse ndaj Romës në Serie A
I dyshuari për vrasjen e vëllait në Prishtinë shoqërohet nga...
Szczesny pas fitores së mbrëmshme shihet duke tymosur në dho...