Shtatë persona u vranë të premten (27 janar) pas një sulmi të aramtosur në një sinagogë në Jerusalemin Lindor. Të paktën tre persona të tjerë u plagosën.
Incidenti ndodhi në lagjen Neve Yaakov të qytetit rreth orës 20:15 me orën lokale.
Policia e përshkroi sulmuesin si “terrorist”.
Duke folur në vendngjarje, komisioneri i policisë izraelite, Kobi Shabtai e quajti atë “një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit”.
Policia informoi se oficerët e qëlluan për vdekje sulmuesin.
Grupet militante palestineze vlerësuan sulmin, por nuk thanë se një nga anëtarët e tyre ishte përgjegjës.
Sulmi u festua nga palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës me mitingje dhe shpërndarje ëmbëlsirash.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist, shkruan BBC, përcjell KosovaPress
Presidenti Joe Biden bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ofroi të gjitha “mjetet e duhura të mbështetjes”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Menjëherë pas incidentit, Netanyahu vizitoi vendin, ashtu si edhe ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...