Melisa Lleshi dhe Dafina Dauti janë dy konkurentet e reja që i bashkohen BBVK

08:01 | 28 Janar 2023
K.B

Gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, ashtu siç ka paralajmëruar “Vëllai i Madh” është prezantuar edhe hyrja më e re e që është Melisa Lleshi.

Melisa është personazhi më i ri që i bashkohet kastit të banorëve të formatit më të ndjekur televiziv të momentit.

Ajo ka premtuar spektakël, ndërsa ka thënë se mund të shoqërohet me Mbresën.

Pas Melisa Lleshit, në shtëpinë më të ndjekur në trojet shqipfolëse është futur këngëtarja, Dafina Dauti.

Mbetet të shohim se si do ta tregojë ajo veten gjatë kësaj aventure televizive, ndërsa vlen të theksohet që Dafina ka lënë jashtë fëmijët e saj, teksa në lojë ka hyrë si një nënë beqare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme