Google ADS

Në ditën e Përkujtimit të Holokaustit, Kurti kujton familjet shqiptare që shpëtuan qindra hebrenj

22:12 | 27 Janar 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ka thënë se nuk do t’i harrojë kurrë të vrarët në Holokaust.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se me krenari kujton edhe familjet shqiptare, që shpëtuan qindra hebrenj nga e keqja maniake e nazistëve.

“Sot, 78 vjet pas çlirimit të Aushvicit, ne ende kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë kurrë të vrarët në Holokaust. Kujtojmë me krenari edhe familjet shqiptare – të frymëzuara nga BESA, Kodi ynë i lashtë i Nderit – që shpëtuan qindra hebrenj nga e keqja maniake e nazistëve”, ka shkruar Kurti.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit është një ditë përkujtimore që përkujton viktimat e Holokaustit, ku gjatë viteve 1933-1945, u vranë gjashtë milionë hebrenj, nga Gjermania naziste. 27 janari u zgjodh për të përkujtuar datën kur kampi i përqendrimit të Aushvicit u çlirua nga Ushtria e Kuqe, më 1945./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme