Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me datën 31 janarë 2023 do të publikoj të gjeturat e “Raportit për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”.
Ky raport ofron një vlerësim bazë për dhunën në baza gjinore në Kosovë, me fokus në eksplorimin e trendëve dhe sfidave kyçe, të bazuara në këndvështrimet e komunitetit dhe të palëve të interesit.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se raporti përbëhet nga katër pjesë kryesore: Të dhënat dhe trendët e raportimeve të Dhunës në Baza Gjinore, Procesi i Trajtimit të Rasteve të Dhunës në Baza Gjinore, Perceptimet për Faktorët që Ndikojnë në Dhunë në Baza Gjinore dhe Perspektivat për Rehabilitim dhe Riintegrim për të mbijetuarit e Dhunës në Baza Gjinore. Pas publikimit të të gjeturave, ato do të shtjellohen përmes një diskutimi në panel me përfaqësues të Qeverisë, Policisë së Kosovës, dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.
Ky publikim është pjesë e projektit “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, të mbështetur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë”.
Ky projekt synon të adresojë kërcënimet dhe rreziqet e sigurisë me të cilat përballen gratë në komunitet, të ngrisë vetëdijen e komunitetit dhe institucioneve për dhunën në baza gjinore, dhe të ngrisë pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në institucione të sigurisë.
Konferenca për publikimin e të gjeturave do të mbahet më datë 31 Janar 2023, nga ora 10:00, në Hotel Sirius./arbresh.info/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb