Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka raportuar para Komisionit për Buxhet dhe Financa në lidhje me rritjen e çmimit të tatimit në pronë.
Murati para anëtareve të Komisionit ka deklaruar se Qeveria nuk ka aspak faj për këtë rritje, ku ka përmendur dy arsye. Arsyeja e parë sipas tij është që ky vendim është marrë nga Qeveritë e kaluara, më 2017 nga Qeveria Mustafa dje më pas është proceduar më 2018 nga Qeveria Haradinaj, raporton arbresh.info
Ai shtoi se atëherë tatimi më pronë llogaritej vetëm në ndërtesa, ndërsa tash ka hyrë edhe toka.
“Në lidhje me rritjen e vlerës së tatimit në pronë janë drejtuar shumë gishta dhe kanë thënë se Qeveria ka faj, gjë që nuk është aspak e vërtetë.
Arsyet janë këto: Ky ligj ka qenë i miratuar në vitin 2018 nga Qeveria Haradinaj, i cili fillimisht ishte miratuar më 2017 nga Qeveria Mustafa, por për shkak të rënies së Qeverisë ai u miratua më 2018 dhe prej atëherë është në fuqi. Para këtij ligji tatimi në pronë ka qenë vetëm për ndërtesat, me hyrjen e këtij ligji u parapa që të hyjë edhe toka. Është paraparë rritje për cdo vit, ku në vitin e pestë rritet për 100% nga vlera e vlerësuar, andaj edhe këtë vit janë rritur vlerat e faturave.”, tha Murati.
Sipas tij, kur u dërgua raporti vlerësues, vetëm tri komuna kanë pasur vërejtje, ndërsa tjerat e kanë pranuar. Raporti vlerësues nga ministria është dërguar në tetor dhe vetëm tri komuna kanë pasur vërejtje, tjerët janë pajtuar.
Madje disa kryetarë e kanë mirëpritur sepse kjo ka nënkuptuar më shumë të hyra për ta, sepse paratë e tatimit në pronë i marrin komunat e jo Qeveria.”, ka thënë Murati në këtë mbledhje. /arbresh.info/
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...