Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i ka vazhduar takimet informative me qytetarët në Tetovë.
Në fjalimin e tij mbrëmë, ai foli për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivel të lartë, ndërsa tha se ka kërkuar që Prokuroria të hap hetime për partinë e tij.
Ahmeti gjithashtu theksoi se duhet të bëhet veting ndaj të gjithë mbajtësve të funksioneve publike.
“Duhet të luftojmë kundër të keqes krimit, korrupsionit, veting të kërkojmë, për gjykatës, për policë, për politikanë, unë kam kërkuar zyrtarisht prej prokurorisë, një vendim të këshillit të përgjithshëm të BDI-së të hapen hetime për BDI-në dhe tani nuk durohen, del lloj-lloj analfabeti, hajdut ka vjedh ka bo, ka vjedhë – dërgoje në prokurori! Nxjerri faktet. Kam gënjyer – fute në burg! pse ke gënjyer?! Ka vjedhur – fute në burg hajdutin! 30 mijë funksionarë ka në burgje Amerika, edhe ne po të burgosemi asgjë nuk na gjen”, tha mes tjerash Ali Ahmeti.
Ahmeti mbrëmë u takua edhe me forumin e gruas së BDI-së në Tetovë, ndërsa takimet do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera.
Kurse nga ana tjetër, edhe “Grupi i zjarrit” është duke mbajtur takime paralele me qytetarët në vende të ndryshme.
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...