Së fundmi shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, i është bashkuar ish konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina.
Siç dihet jashtë shtëpisë, Atdheu dhe Andi që ishte në lojë nga fillimi, ishin shok jashtë, por në sy ka rënë raporti i tyre brenda BBVK.
Ata nuk flasin me njëri tjetrin, por si erdhi deri te prishja e raportit.
Të dy ata krisën shoqërinë e tyre gjatë kohës sa ishin në Përputhen.
Siç duket, futja e vajzave mes tyre prishi shoqërinë e Atdheut dhe Andit. Gjatë një loje me pyetje nga publiku për banorët, Atdheut iu drejtua pyetja: “Arsyeja që i keni prishur marrëdhëniet me Andin”?
Kësaj pyetje, Atdheu zgjodhi t’i përgjigjet sinqerisht, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për një vajzë. Në fakt, ju tregojmë se bëhet fjalë pikërisht për Sara Malajn.
Një ditë pas ndarjes me Atdheun, Sara është takuar me Andin, ndërsa këtij të fundit Atdheu i ka kërkuar si mik të largohet prej saj. Duket se Andi nuk e ka bërë këtë gjë, ndaj raporti i tyre është prishur.
“Kur më ka thënë Andi a ka mundësi t’i shmangem dikujt, unë iu kam shmangur. E kam pasur vëlla”- tha Atdheu.
Mbetet të shihet se a do të rregullohet marrëdhënia e tyre brena qëndrimit në shtëpi apo do t’i mbajnë hatër mbetjet që i kishin jashtë. /arbresh.info/
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...