Futbollisti i kombëtares së Kosovës Bersant Celina u bë zyrtarisht me skuadër të re duke zgjedhur që ta përfaqësoj ekipin Stoke City.
Ai më pas pati edhe intervistën e parë me ekipin nga Championshipi anglez.
Në mes të tjerash gazetari e pyeti edhe se sa e ka pasur të vështirë që ta përfaqësoj Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.
Gazetari: Vendose ta përfaqësosh Kosovën në nivelin ndërkombëtar, a ishte vendim i lehtë?
Bersant Celina: Shumë i lehtë, natyrisht kam luajtur për ekipet e grupmoshave në Norvegji, por kur erdhi mundësia që të luaj për vendin ku kam lindur ishte një vendim i lehtë.
Ai shtoi se e ka përfaqësuar Norvegjinë te grupmoshat por kur i erdhi mundësia që ta përfaqësoj vendin e lindje ishte vendimi më i lehtë.
Ndryshe Celina iu bashkua Stoke Cityt si huazim nga ekipi turk Kasimpasa.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...