Google ADS

VV reagon pas aksionit të LDK-së: Këta edhe në njoftime mortore vjedhin, “hajna” tipik

12:43 | 27 Janar 2023
K.B

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, se ua ka vjedhur idenë e një aksioni të realizuar sot përmes të cilit kanë shprehur kritikën e tyre për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë aksion Forumi Rinor i LDK ka vendosur fletushka, në të cilat kanë shkruar se “kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes”.

Arlind Manxhuka nga Vetëvendosje ka reaguar duke i quajtur “hajna” aktivistët e LDK-së.

Ai thotë se ajo çka në të vërtetë ka vdekur është “kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës””.

Maxhuka ka shpërndarë edhe disa fotografi të aksionit të VV-së më 23 dhjetor 2022.

“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna..

Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”.

Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës””, shkruan Manxhuka në facebook. /arbresh.info/

lexo edhe:

“Kanë vdekur të gjitha kauzat e Kurtit e VV-së”, LDK vendos njoftime mortore

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme