Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot viktimat e Holokaustit.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Holokaustit, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke thënë se ngjarjet e tilla tragjike si Holokausti duhet të na kujtojnë dhe të na bëjnë më të vendosur që të mos përsëriten më kudo në botë.
“Sot, kujtojmë miliona njerëz të cilëve iu morën jetët në një faqe të errët të historisë së njerëzimit 🕯️. Ngjarjet e tilla tragjike si Holokausti duhet të na kujtojnë dhe të na bëjnë më të vendosur që të mos përsëriten më kudo në botë. E kemi obligim të parandalojmë dhunën, gjenocidin e krimet kundër njerëzimit, kudo që ndodhin ato! Kosova është krenare me popullin e saj që rrezikuan jetën dhe familjet e tyre, për t’i strehuar dhe shpëtuar shumë familje hebreje.”, ka shkruar Hoxhaj. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën