Osmani dërgon telegram ngushëllimi familjes së piktorit të ndjerë Daut Berisha

14:40 | 26 Janar 2023
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen Berisha me rastin e vdekjes së piktorit, Daut Berisha.

Presidenca njofton se Osmani me dhimbje të thellë e ka pranuar lajmin për vdekjen e piktorit dhe veprimtarit, Daut Berisha dhe theksoi se Berisha la një trashëgimi të shquar artistike e njerëzore, transmeton arbresh.info.

Në vijim gjeni të plotë telegramin e Presidentes Osmani:

E nderuar familje Berisha,

Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar e veprimtarit të dalluar, Daut Berishës.

Piktori Berisha ishte emër i shquar në botën e artit e të kulturës, jo vetëm në trojet shqiptare, por gjithandej botës.

Me punën e tij krijuese dhe me angazhimin e tij në të mirë të çështjes kombëtare, ai u bë shpejt personalitet i veçantë i kulturës dhe artit, por edhe referencë për veprime atdhetare.

Veprat e tij, të ekspozuara në galeritë më të njohura botërore, e bën atë artist e njeri të respektuar gjithandej.

Piktori Berisha na la trashëgimi të shquar artistike e njerëzore. Në këto momente ne jemi me familjen e tij, me miqtë dhe me artdashësit e tij./arbresh.info/

Lexo edhe:

Vdes piktori i njohur shqiptar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme