Google ADS

Zyrtare: Totre rikthehet te KF Shkëndija

13:47 | 26 Janar 2023
K.B

Ennur Totre do të rikthehet të luajë për KF Shkëndijën. Rikthimin e tij në klub e ka konfirmuar Shkëndija, ndërsa këtë herë Totre do të angazhohet si huazim nga Vorska Poltavës.

“KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e Ennur Totres. Kryesia, futbollisti dhe drejtuesit e Vorskla Poltavas kanë gjetur akord për huzimin e mesfushorit në 6 muajt e ardhshëm, pas çka zyrtarisht mund të konfirmojmë se Ennur Totre kthehet në taborin kuqezi. Mesfushori 26 vjeçarë vjen si përforcim në gjysmëstinorin pranveror ku Shkëndija kërkon titullin kampion”, thuhet në njoftimin e KF Shkëndijës.

Ndërsa Totre në intervistë për klubin ka thënë se është i kënaqur që kthehet në shtëpi.

““Është ndjenjë shumë e bukur sërish të kthehem në shtëpi, në klubin ku u rrita dhe u afirmova si futbollist. Shkëndija ka vend të veçantë në jetën time dhe jam shumë i lumtur që sërish do të mund të kontribuoj për këtë fanellë. Falënderoj klubin për këtë mundësi dhe shpresoj që bashkarisht të realizojmë objektivat”, është shprehur Totre pasi zyrtarizoi huazimin 6 mujor nga Vorskla te Shkëndija.

Ndryshe, Totre është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, ndërsa për ekipin e parë debutoi si 17-të vjeçar. Me Shkëndijën u paraqit në 7- sezone dhe ishte fitues i 3 titujve kampion e 2 trofeve të Kupës. Verën e vitit 2021 firmosi me Tiranën dhe në fund të sezonit u shpall kampion i Shqipërisë, pas çka u transferua në Ukrainë te Vorskla Poltava.

Totre ka udhëtuar drejt Antalias ku bashkohet me ekipin në fazën përgatitore në Turqi./telegraf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme