Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e posaçme për përkujtimin e viktimave të Holokaustit.
Në mesazhin e tij, Begaj citon fjalët e të ndjerit Noach Flug, diplomat dhe mbrojtës i shquar për të drejtat e të mbijetuarve të Holokaustit. “Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj”.
Begaj shprehet më tej se, “kujtesa i ndihmon qeniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara dhe pa të, shoqëritë nuk mund të arrijnë kurrë drejt një të ardhmeje më të mirë. Kujtojmë sot viktimat e Holokaustit, krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror falë presionit, frikës paragjykimeve dhe ekstremizmit që shoqëronin luftën. 27 janari, është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë. Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë anti-semitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik”.
“Jam i nderuar t’ju drejtohem sot, si President i këtij vendi që u distancua nga një prej akteve më çnjerëzore të historisë”, thekson Begaj, shkruan ATSH.
Po ashtu Begaj shton se, “Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë. Zgjedhje jo vetëm zyrtare, në formën e vendimeve, por edhe vlerave njerëzore, përmes solidaritetit”.
“Besa dhe mikpritja e shqiptarëve, është origjina e këtij solidariteti të pashoq e të pazakontë. Të gjithë e dimë se cilat ndër vlerat tona e frymëzuan këtë qasje, për ne të natyrshme, dhe që forcoi miqësinë me Izraelin: Mbështetja e dokumentuar e Shqipërisë ndaj komunitetit hebre, me legjitimimin e të drejtës së hebrenjve për të mos punuar gjatë Shabbatit. Refuzimi i shtetit shqiptar për të dorëzuar tek nazistët listën e hebrenjve të strehuar në vendin tonë.Përpjekjet e shqiptarëve, myslimanë e të krishterë, për të fshehur dhe mbrojtur hebrenjtë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre për t’i njësuar ata në komunitetin shqiptar. Kemi ndërmarrë nisma në përkujtim jo vetëm të viktimave të Holokaustit, për edhe të rolit të Shqipërisë në mbështetjen e tyre ashtu edhe të miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve.Memoriali i Hebrenjve në Tiranë dhe Muzeu Solomon në Berat.Muzeu Hebraik në Vlorë së bashku me rikonstruksionin e Rrugës së Hebrenjve në këtë qytet.Shqipëria është vlerësuar nga Fondacioni Ndërkombëtar hebre “Raoul Wallenberg” si “House of life”, thekson Begaj.
Begaj nënvizon se, vendi ynë mbajti për herë të parë në Ballkan një forum kundër anti-semitizmit tre vjet më parë, i cili do të mbahet përsëri këtë tetor.
“Parlamenti shqiptar ka legjitimuar unanimisht përkufizimin e anti-semitizmit, si dëshmi e një mbështetjeje që nuk mbaroi me mikpritjen tonë gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore.Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrëdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme. Teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri tjetrin”, thekson Begaj në mesazh.
Egjipti i bashkohet thirrjes së Turqisë drejtuar OKB-së për ...
Liverpooli i vetme pa humbje pas katër raundesh në Champions...
Dominim total i Arsenal por Inter rrëmben tre pikët
Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka arsye të frikësohet nga presiden...
E goditi në vithe, Xheneta njëherë i qesh, më pas i reagon a...
Harrisi pranon humbjen, zotohet të luftojë për premtimet në ...