Google ADS

Në kërkim të policëve në veri, vazhdohet konkursi edhe 10 ditë

10:59 | 26 Janar 2023
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se afati për paraqitjen e aplikacioneve për zyrtar policor vazhdohet edhe për dhjetë ditë, duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023.

Policia thekson se kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.

Ky konkurs ishte hapur pas dorëheqjeve të policëve në veri dhe u dedikohet komuniteteve pakicë. /arbresh.info/

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme