Një ajsberg me madhësinë e Londrës është shkëputur nga akullnajat në Antarktidë. Shkencëtarët zbuluan për herë të parë çarje të rëndësishme në akullnaja një dekadë më parë, por në dy vitet e fundit ka pasur dy shkëputje akoma më të mëdha.
Ajsbergu është rreth 1550 kilometra katrorë dhe sipas studiuesve kjo ngjarje ishte e pritshme, teksa kanë mohuar se është rezultat i ndryshimeve klimaterike.
Antarktida ka përjetuar një shtrirje të akullit të detit gjatë dy dekadave të fundit, duke u luhatur në nivelet më të ulëta rekord. Ndryshe nga Arktiku, ku shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po përshpejton ndikimet e tij, shtrirja e akullit të detit në Antarktidë është shumë e ndryshueshme.
Të dhënat satelitore që datojnë që nga viti 1978 tregojnë se rajoni ishte ende duke prodhuar një shtrirje rekord të lartë të akullit të detit deri në vitet 2014 dhe 2015. Më pas ai u zhyt papritur në 2016 dhe ka qëndruar më poshtë se mesatarja që atëherë./abcnews.al
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...