Kërcënimi nga Kievi: Mund të arrijmë deri në Kremlin

08:18 | 26 Janar 2023
E.H

Inteligjenca e Mbrojtjes në Ukrainë deklaroi së fundmi se Kremlini është brenda rrezes së armatimeve ajrorore të ushtrisë ukrainase, për këtë arsye, Moska ka filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore.

Lajmi u bë me dije nga Zëvendës Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, Vadym Skibitskyi gjatë një interviste për një televizion vendas.

Për herë të parë, Vadym Skibitskyi indirekt konfirmoi se Ukraina ka kryer sulme në territorin rus.

Sistemet e mbrojtjes ajrore në Moskë u instaluan pas sulmit në aeroportin ushtarak rus Engels “dhe kjo nënkupton që nëse arrijmë në Engels, do të arrijmë në Kremlin”, tha Skibitskyi./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme