Google ADS

Arrestohet një person që dyshohej për veprën vrasje në tentativë

15:11 | 25 Janar 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për veprën penale, vrasje në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 08.01.2023 në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.

Personi i arrestuar është mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, I. Q 36 vjeç.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i janë gjetur dhe sekuestruar:

-një armë zjarri

-një karikator

-14 fishekë dhe

-një thikë.

Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme