Google ADS

Ndeshjet që do të zhvillohen sot në turneun e CS:GO në Kopenhagë

15:10 | 24 Janar 2023
A. B.

Vazhdon gara në turneun BLAST Premier Spring Groups që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës, ku 12 skuadra garojnë për çmimet prej 177 mijë dollarësh.

Aksioni po vazhdon në Kopenhagë për të gjashtën ditë radhazi, ku ndeshjet kanë filluar të bëhen edhe më interesante.

Sot (e martë) do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të grupit A dhe B.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Evil Geniuses dhe Heroic nga ora 15:00, ndërsa në ndeshjen e dytë do të takohen OG dhe Liquid nga ora 18:30.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në fazën ‘consolidation final’ dhe ekipet të cilat humbin do të shkojnë në fazën ‘Knockout stage’ ku do ta kenë mundësinë e fundit.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të BLAST Premier në platformën Twitch.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme