Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka lëshuar mbledhjen në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, pas një përplasje që pat me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Fillimisht, deputetja e LDK-së, njëherësh kryetare e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami, tha se është e papranueshme që të ketë rritje të tatimit në pronë në kohën e krizës.
Ministri Murati, duke komentuar ngritjen e vlerës së tatimeve në pronë, ka thënë se “në të kaluarën ka pasur raste të nënvlerësimit të pronave”.
Murati ka thënë se me këtë vlerësim “komunat kanë qenë të pajtuara”.
“Çështja e tatimit është ligji i kaluar më 2018. Bëhet fjalë për një ligj që është në fuqi. Ministria s’ka marrë asnjë vendim për të rritur tatimin. Shkallët tatimore i caktojnë komunat e MF-ja e ka obligimin ligjor për t’i asistuar në vlerësimin e pronave. Ligji e thotë këtë. Njëjtë si vlerësimi për shpronësim. Me sa u njoftova unë sot, ky vlerësim u është dorëzuar komunave qysh në muajin tetor. Dhe s’ka pas që kanë pasur vërejtje përjashtim 3 komunave. Tani që po vendoset nga disa komuna që të bëhet politikë me këtë gjë, e konsideroj që është e ulët dhe nuk i takon një përfaqësuesi të qytetarëve të bëjë gjëra të tilla”, ka thënë ai duke shtuar se “me vite të tëra ka pasur raste që s’ka pasur vlerësim fare” apo edhe “ka pasur nënvlerësim”.
Murati ka thënë se si Ministri do të shikojnë mundësitë që “ta bëjnë të tejkalueshme situatën”.
“Por të kuptohet që tatimi në pronë është e hyrë e komunave. S’merr asnjë cent Qeveria e as MF-ja, por është interes i komunave”, ka thënë Murati.
Pas përplasjes me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, Murati ka lëshuar mbledhjen pa nisur raportimin për çka ishte ftuar./eo
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...