Google ADS

Rrahje në Spitalin e Pejës, mjeku sulmoi fizikisht punëtorin

12:36 | 24 Janar 2023
E.H

Një mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka sulmuar fizikisht një punëtor të këtij institucioni.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se lidhur me rastin janë intervistuar viktima, i dyshuari dhe dëshmitarët ndërsa sulmi ka ndodhur si pasoj e një mosmarrëveshje rreth orarit të punës.

“Dje rreth orës 13:44, një punëtor i Spitalit të Pejës ka raportuar se është sulmuar nga një mjek në këtë spital. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistuar viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin”, deklaroi Gashi.

Ai tutje bëri të ditur se me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, shtoi Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme