Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e sotme ka miratuar në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, tha se ky projektligj lë për të dëshiruar dhe duhet të ndryshohet.
“Nuk e di kush e ka hartuar, por vërtetë një profesionist shëndetësor mendoj që duhet të gjej diskrepanca mes realitet dhe asaj që është shkruar në këtë ligj. Ky ligj ka shumëçka që duhet të ndërrohet në të”, tha ai.
Se projektligji ka mangësi e tha edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
“Ai i cili e ka vendos që me këtë ligj të shfuqizohet ligji anti-covid, ka qenë duke mbledhur materiale. Por, është me mangësi të madhe. Krejt materia e brendshme nuk flet. Ligji është bërë pak për nguti”, u shpreh Zemaj. /arbresh.info/
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...