Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog sot ka zhvilluar një takim me Komisionin për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit të Përkohshëm të Vettingut në Sistemin Gjyqësor.
Ambasadori përseriti qëndrimin e Bashkimit Evropian së se çdo reformë në drejtësi duhet të bëhet në përputhje të plotë me opinionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës dhe standardet evropiane.
“BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me institucionet e Kosovës për çështjet e reformës në drejtësi”, ka thënë Szunyog.
Ndërkaq, sipas raportit të Komisionit të Venecias, Kosovës i sugjerohet që reformat në gjyqësor, t’i bëjë së pari duke përdorur mjetet ekzistuese për ruajtjen e integritetit, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor./arbresh.info/
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...