Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka komentuar sërish mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit të Interit , Milan Skriniar.
Qendërmbrojtësi ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Interin dhe agjenti i tij konfirmoi për “Telenord” se ai ka qenë në bisedime me PSG-në si dhe me klube të tjera jashtë Italisë.
Pas fitores 7-0 të PSG-së në Kupën e Francës, Galtier foli për “beIN Sports” dhe u pyet për situatën e Skriniar.
“Nuk mund të them nëse ai do të arrijë këtë dimër apo këtë verë. Ai është një lojtar që e kemi ndjekur për një kohë të gjatë. Në fakt, ne menduam se e kishim marrë tashmë verën e kaluar.”
Gjigantët e Ligue 1 kishin disa propozime të refuzuara nga Interi, duke arritur në 60 milionë euro, sepse italianët ishin të bindur se Skriniar do të nënshkruante një kontratë të re.
Interi duhet të shesë në afatin kalimtar të janarit për të shmangur humbjen e Skriniar me parametra zero kur kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...