Google ADS

Moti i keq në Korçë, ndërprerje energjie në disa fshatra

09:57 | 24 Janar 2023
E.H

Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natën ka patur reshje shiu me intensitet deri mesatar, ndërsa në lartësitë mbi 1000 m ka patur reshje dëbore.

Sipas njoftimit të Emergjencave, kontraktorët kanë punuar duke kriposur e mirëmbajtur rrugët nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Ndërkohë, për drejtuesit e automjeteve që do të përdorin segmentin Boboshticë-Dardhë rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, ndërsa segmentet e tjera nacionale janë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Edhe rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa problematika.

Për momentin është i bllokuar vetëm segmenti Shtyllë-Qafa e Mashkullorës-Panarit në bashkinë Korçë, për rihapjen e të cilit është duke u punuar me mjetet e bashkisë.

Reshjet nuk kanë ndryshuar prurjet e lumenjve dhe të degëve të tyre furnizuese; ato vazhdojnë të mbeten në kuota normale dhe pa probleme. Nga strukturat e EC në bashki nuk raportojnë problematika të tjera.

Lidhur me furnizimin me energji elektrike, njoftohet se ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në fshatra të veçantë të bashkisë Pustec vetëm një fshat (Cerje) dhe në bashkinë Maliq zona e Gorës./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme