Suedia nuk duhet të presë që Turqia ta mbështesë aplikimin e saj për anëtarësim në NATO, ka deklaruar presidenti turk Recep Tayipp Erdogan të hënën, disa ditë pasi një kopje e Kuranit u dogj në një protestë në Stokholm.
Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por ka nevojë që Turqia, tashmë anëtare, ta miratojë kërkesën e saj, raporton BBC.
Protestuesit kurdë në Suedi varën një figurë të Erdoganit këtë muaj, veprim ky që pasoi me djegien e Kuranit.
“Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për NATO-n”, është shprehur Erdogani.
“Është e qartë se ata që shkaktuan një turp të tillë para ambasadës së vendit tonë nuk mund të presin më asnjë dashamirësi nga ne për aplikimin e tyre”, ka shtuar ai. /arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani