Google ADS

Ministria e Shëndetësisë del me analiza e reja të ujit pas vërshimeve, fton qytetarët për kujdes të shtuar

15:45 | 23 Janar 2023
L G

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit të pijshëm.

“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria thotë se kjo procedurë e vlimit të ujit është e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Më tej MSH fton qytetarët që të shfrytëzojnë resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

“Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”.

Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara (23 Janar 2023):

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj mbetet jashtë funksionit.

Fabrika në Drenas ka startuar mbrëmë me trajtimin e ujit me kapacitet të zvogëluar. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë se uji nuk është brenda standardeve, andaj rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.

Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhë-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.

Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarinë – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë. /arbresh.info/

Njoftimi i plotë

Të ngjashme