Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria në krye me Albin Kurtin po amniston ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe po e rehabiliton kriminelin serb, Oliver Ivanoviq, shkruan arbresh.info.
Në një status në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se ambasadori Martin Berishaj po merr përkrahje të parezervë nga pushteti në Kosovë vetëm për faktin se ka lidhje të ngushtë politike me të.
“I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.”, ka shkruar Abdixhiku.
Për Ivanoviqin, ai theksoi se përkundër 31 shqiptarëve civilë të vrarëm Ivanoviq po cilësohet nga Qeveria si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’.
“I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?”, theksoi ai.
I pari i LDK-së, tutje tha se këto dy skandale nuk mund të kalohen në heshtje dhe nevojitet shkarkim për Berishajn dhe kërkimfalje për vlerësimin e Ivanoviqit./arbresh.info
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...