Veriu i Shqipërisë është pushtuar jo vetëm nga reshjet e shiut por sidomos gjatë fundjavës ka pasur dhe ulje të temperaturave dhe shtim të reshjeve të dëborës.
Zona e Thethit, Valbonës, Pukës apo edhe të tjera për rreth kanë pasur vështirësi me qarkullimin për shkak të trashësisë së dëborës.
Disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, e ku disa rrugë janë bllokuar nga dëbora.
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar situatë më problematike në qarkun e Shkodrës. Aksi Bogë-Theth është i bllokuar te zona e orteqeve. Trashësia e dëborës ka arritur nga 80 cm-1 metër.
Orteqet kanë rënë edhe në fillim të qafës së Thorës dhe ndërhyrja me mjete kontraktorë është e vështirë nëse nuk pushojnë reshjet pasi rrezikohen punëtorët. Ndërkohë aksi Hani Hotit-Tamarë nuk ka probleme dhe qarkullimi kryhet normal.
Edhe aksi Tamarë-Vermosh është i hapur por për qarkullim duhet që mjetet të kenë goma dimërore dhe përdorimi i zinxhirëve në segmente të pjerrëta./en
Kastriot Imeri shënon gol ndaj Shaktharit në Ligën e Kampion...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...
Rezi komenton me Drenushën këngën që e këndoi Atilla, gjatë ...
Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë
George W Bush uron Donald Trump për fitoren
Presidencialet në SHBA, Netanyahu telefonon Trump pas fitore...