Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar sulmin e dytë ndaj familjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, e cila ndodhi më 22 janar 1998-tën.
Haradinaj tha se trimëria e tyre frymëzoi shqiptarët për luftë deri në çlirim.
Postimi i plotë:
22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me tërë familjen i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tonë.
Rezistenca dhe trimëria e tyre, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim.
Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi.
Lavdi të rënëve për liri!
/arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?