Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi, Macron tha se ai nuk përjashton mundësinë e dërgimit të tankeve Leclerc në Ukrainë.
Ai tha se dërgimi i tankeve nuk duhet të përshkallëzojë situatën dhe duhet të marrë parasysh kohën për të trajnuar efektivisht ukrainasit, duke mos rrezikuar sigurinë e vetë Francës.
“Për sa i përket Leklercëve, i kam kërkuar ministrit të ushtrisë që të punojë, por asgjë nuk është përjashtuar”, tha ai.
Ndërkohë, Scholz i Gjermanisë tha se të gjitha vendimet e ardhshme për dërgesat e armëve do të merren në koordinim me aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Kur u përball me presionin në rritje ndaj vendit për të ofruar tanke për Ukrainën, Scholz tha se të gjitha dërgesat e armëve në Ukrainë deri më tani janë bërë në koordinim të ngushtë me partnerët perëndimorë./abcnews.al
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?