Moti i keq me stuhi ere e bore ka përfshirë disa vende në Europë, Italia është në alarm të verdhë në 9 Rajone.
Rreth 400 banorë janë evakuuar nga Casamicciola në Ischia për shkak të rrezikut hidrogjeologjik.
Në Palermo forcat zjarrfikëse kanë kryer dhjetëra ndërhyrje pasi disa banesa janë dëmtuar nga stuhia dhe të rrëshqitjeve të gurëve.
Probleme edhe në Abruzzo ku 23 persona u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit mes tyre edhe një i porsalindur pasi dëbora e madhe bllokoi rrugët, vështirësi të mëdha ka në Sicili dhe Sardenja.
Moti i keq ka përfshirë edhe disa vende të ndryshme evropiane.
Në Gjermani, rajoni më i prekur është Saarland, në jugperëndim të vendit reshjet kanë shkaktuar valë aksidentesh.
Në Poloni, disa mijëra njerëz janë pa energji elektrike pasi reshjet kanë dëmtuar linjat e tensionit.
Stuhi të mëedha me borë, ka prekur edhe Kroacinë, duke bllokuar rrugë dhe ndërprerë udhëtimet me tragete.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?