Rizvanolli: Rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike kanë filluar të shihen

22:07 | 21 Janar 2023
E.H

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nga 11 kryeshefat ekzekutivë të emëruar në ndërmarrje publike gjatë mandatit të tyre, 9 prej tyre sipas saj kanë eksperiencë në kompani vendore dhe ndërkombëtare, si dhe konsulencë.

Kështu ka thënë Rizvanolli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“7 janë tërhequr nga sektori privat, duke sjellur njohuri e përvoja të reja nga këta sektorë dhe 2 prej tyre janë gra”, ka shkruar ministrja.

Ajo ka theksuar se “Besimi në Qeverisje si dhe rekrutimi transparent e i bazuar në merita çon peshë!”.

“Rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike tanimë kanë filluar të shihen”, ka potencuar tutje Rizvanolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme