Google ADS

Musliu-Shoshi viziton Skenderajn, kërkon nga Kurti të u dal në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet

19:46 | 21 Janar 2023
E.H

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka vizituar sot në Skenderaj disa familje që janë prekur nga vërshimet e së enjtes.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Musliu-Shoshi i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti t’iu dalë në ndihmë qyteteve që kanë pësuar nga vërshimet, transmeton arbresh.info.

Postimi i saj:

Nuk ka kryeminister në botën demokratike që nuk shkon me i pa nga afër të gjitha qytetet, fshatrat, me i taku banorët e bizneset e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, me ofru përkrahje morale e financiare.

Ndasitë nuk na dërgojnë askund! Aq të vegjel jemi, saqë edhe të bashkuar nuk përbëjmë as forcë e as fuqi të theksuar as në rajon e lerë më gjerë.

Prandaj, me tërë njerëzinë të lutem kryeministër e qeveri, ndihmoni këto qytetet. Banorët e këtyre vendeve, fëmijët, nënat, personat në moshë të shtyer, URGJENTISHT kanë nevojë për ndihmë!

Skenderaj, Mitrovicë, Klinë, Istog e Podujevë bashkëndjej thellë në zemër e shpirt me secilin nga Ju Zoti ju ndihmoftë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme