Google ADS

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohen pesë persona

19:40 | 21 Janar 2023
E.H

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orë 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa me arsin po merret njësiti i trafikut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme